Torturuan të dënuarin shqiptar, e pësojnë keq 4 policët grekë

Tre oficerë grekë dhe shefi i tyre janë arrestuar për shkak se akuzohen se kanë torturuar e ushtruar dhunë ndaj një shqiptari. Sipas mediave greke shqiptari vuante dënimin në burgun grek për drogë dhe grabitje.

Ai është goditur në kokë, dhe teksa ka kërkuar ujë nuk ia kanë dhënë, por ka vazhduar dhuna. E gjitha ngjarja ka ndodhur në një fugon dhe kur kanë mbërritur në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Sakaq 11 të dënuar që ndodheshin më të kanë dëshmuar se policia ka rrahur shqiptarin.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend