Top Channel “i hap plagën” Bora Zemanit (VIDEO)

Spoti i “Big Brother Vip Albania”, së fundmi nxori spotin e “BBV2”, i cili tashmë nuk ndodhet më në “qarkullim”. Ky spot ka lënë të pakënaqur disa nga VIP-at. Mes tyre e para që reagoi ishte këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, e cila iu drejtua “Top Channel” duke i thënë se “po më shkatërroni jetën”.

I gjithë ky shpërthim ndodhi për shkak se “Top Channel”, kishte përfshirë në spotin e promos, momentin kur Fifit i ka rënë të fikët.

Pas reagimit të Fifit, spoti u fshi nga rrjetet sociale.

Sakaq, e lëndruar nuk ka mbetur vetëm ajo, por me siguri edhe moderatorja Bora Zemani, kjo për shkak se në spotin e BBVA2, ishte përfshirë puthja e parë pasionante ndërmjet Donaldit dhe Trixës, gjë që nuk ndikon mirë te Bora, e cila ka vijuar romancës e saj me aktorin edhe pas kësaj ngjarjeje, e cila mori vëmendje të madhe mediatike dhe vështirë të harrohet.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…