Top Channel fiton ndaj Luizit, të drejtat e Instagramit i kalojnë televizionit! (POSTIMI)

Një bujë e madhe është krijuar në rrjet për shkak të ndryshimit që ndodhi në Instagramin e Luiz Ejllit. Ditën e djeshme Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, vajza që ka menaxhuar Instagramin e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe Top Channel, pasi ata e kanë dashur gjithmonë Instagramin e tij.

Pas menaxhimit nga shoqja, Jurgena, profili i kaloi motrës së këngëtarit pas sulmeve të vazhdueshme për ta marrë dhe vetë Jurgena tregoi bisedat kur kërcënohej nga TCH. Por kjo histori duket se mbyllet për momentin pasi Top-i ka marrë të drejtat e profilit. Lajmin e bën të ditur kunati i Luizit, Sokol Tahiri ku shkruan.

POSTIMI I SOKOL TAHIRIT
“Të nderuar fansa të Luizit. Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij, janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në Big Brother, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel.

Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundoj loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë. Edhe një herë ju falenderoj për interesimin dhe mbështetjen që keni dhënë për Luizin.”

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024