Tjetër sulmues largohet nga Dinamo, vetëm një vit zgjat aventura me blutë

Ardit Tahiri nuk është më pjesë e Dinamos. Futbollisti 21-vjeçar ka mbyllur zyrtarisht aventurën blu, duke dalë lojtar i lirë pas tërheqjes së dokumentacionit përkatës nga klubi kryeqytetas.

Tahiri, i ardhur te 18 herë kampionët e Shqipërisë në merkaton e dimrit, ishte nën kontratë me Dinamon, por palët kanë arritur një marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit. Te blutë sulmuesi u preferua pak gjatë atyre muajve që ishte pjesë e skuadrës dhe mungesa e hapësirës duket se është arsyeja e largimit të tij.

Nga Dinamo janë larguar më parë edhe sulmuesit e krahut Bamba, Bardhi dhe Tusha, ndërkohë që janë afruar Mandela dhe Qardaku dhe kanë qëndruar Kaçorri, Zabërgja dhe Vila. Sipas asaj që kanë deklaruar drejtuesit e klubit blu, për sulmin do të ketë edhe një përforcim me peshë

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)