Tjetër dëmtim për Armando Brojën, sulmuesi rrezikon ndeshjet e Kombëtares

Armando Broja u rikthye në fushë 3 javë më parë teksa luajti minutat e para me Chelsean që pas dëmtimit të rëndë. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu me fanellën blu teksa arriti të shënonte edhe një gol në ndeshjen e rradhës. Mirëpo, që nga ajo ditë ka kaluar thuajse 1 muaj që talenti nuk ka prekur më fushën e lojës.

Raportohet për një dëmtim, i cili e largoi edhe nga grumbullimi i Kombëtares në tetor, por një njoftim zyrtar nga klubi anglez nuk ka duke lënë një enigmë situatën e 22-vjeçarit. Sigurisht, Chelsea dëshiron të shmangë çdo rrezik për një përkeqësim të dëmtimit në gjurin e operuar dhe rikthimi i tij do të jetë gradual, por 1 muaj pa luajtur që pas ‘rikthimit’ nuk është shenjë e mirë.

Nëse kjo situatë vijon e njëjta, Broja rrezikon seriozisht grumbullimin me Kombëtaren shqiptare për 2 ndeshjet e fundit më 17 dhe 20 nëntor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)