Tjetër aksident/ Autobusi i “Green Line” përplaset me një mjet në Astir (video)

Një autobus i linjës “Green line” është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, Tiranë. Bëhet me dije se autobusi është futur në një rrethrrotullim me shpejtësi tej normave, duke u përplasur me një tjetër mjet. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që urbanët e Tiranës përfshihen në aksident. Jo më larg se një muaj më parë autobusi i po të njëjtës linjë u aksidentua në zonën e “Shallvareve”, ku mori para disa mjete, duke shkaktuar disa të plagosur. Ndërsa një vit më parë autobusi “Green Line” i linjës së “Unazës” u përplas me një makinë dhe përfundoi në lumin e Lanës.

Në atë kohë u plagosën pesë qytetarë dhe urbani përfundoi në lumin Lana bashkë me shoferin e një makine tjetër, të cilin autobusi e mori përpara. Paraprakisht, u raportua se urbani kishte marrë shpejtësi vetë dhe nga xhirot shkaktoi aksident e përfundoi në lumë.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….