“Titullin moral e fituam”, Agim Demrozi pas Kupës kërkon kampionatin dhe konfirmon Tetovën për sezonin e ardhshëm

Agim Demrozi

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, foli menjëherë pas triumfit 0-1 që Egnatia arriti në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, numri 1 i klubit rrogozhinas, u shpreh:

TITULLI KAMPION-Nuk do të mjaftohemi me kaq. Shpresojmë të marrim edhe trofeun e kampionatit. Fshihet vetëm punë, asgjë tjetër. Ndaj Vllaznisë do të jetë një ndeshje e fortë. Vllaznia është një ekip shumë i fortë, ka ndërruar edhe trajnerin. Jemi ndeshur shpesh, por kjo ndeshje nuk është si të tjera, shpresoj që të dalim fitimtar.

EKIPI-Në fillim të sezonit e krijuam ekipin për të fituar titullin, titullin e kemi fituar, është formula tani që duhet të luftojmë për të fituar titullin e dytë, pasi titullin moral e kemi fituar.

KUPA-E kisha menduar edhe fitimin e Kupës, një trofe që na bën mirë si ekip. Nuk është se kemi fituar 20 apo 30, ne na bën mirë edhe Kupa. Shpresojmë për kampionatin, do të jetë një luftë e fortë.

TRAJNERI-Tetova ka edhe 2 vjet kontratë me Egnatian. Do të ulemi. Unë jam gjithmonë i hapur. E shikojmë veten në finale, pse jo”, u shpreh Demrozi.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)