Titullari i skuadrës konfirmon largimin nga Egnatia, ndryshon kursi i merkatos për klubin rrogozhinas

Egnatia

Fernando Medeiros nuk do të jetë lojtar i Egnatias për sezonin e ardhshëm. Gjithçka u njoftua nga vetë braziliani 2 ditë më parë. Me afrimet e fundit Edlir Tetova ishte shprehur se merkato është mbyllur. Kjo për shkak dhe të kontigjentit të plotë që ndodhet në Slloveni.

Me largimin e Fernandos, klubi mund të jetë në kërkim të një tjetër mesfushori. 28-vjeçari ishte element kyç për Egnatian.Kampionët deri tani kanë afruar vetëm Regi Lushkjan për mesfushën. Ky i fundit ishte pjesë e Tiranës përgjatë edicionit të fundit futbollistik.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit