“Tirona Fanatics”, tifo-grupi që prej vitesh mbështet Tiranën, ka dalë me një komunikatë në prag të përballjes derbi, kundër Partizanit. Në postimin e bërë së fundmi, në rrjetin social Facebook, ky tifo-grup shkruan se të gjitha biletat ku do të qendrojnë ultasit do të shiten nga vetë “Tirona Fanatics”, me klubin që nuk do të ketë qasje në atë sektor.
Ndoshta, vetë presidenca ka menduar ti lërë dorë të lirë tifozëve për t’u përgatitur sa më mirë në tribuna,në mënyrë që mbështetja të jetë maksimale, pasi vetë Tirana në këtë moment kritik ka nevojë për më tepër mbështetje. Aktualisht, klubi bardheblu ndodhet në vendin e fundit, dhe një rënie nga kategoria nuk mendohet, andaj ndeshja ndaj Partizanit pritet të jetë pika e kthesës.