“Tirona Fanatics” jep detaje për transfertën në Gjeorgji, zbulohet sa duhet të paguash!

Tirana do të luajë sfidën e parë të turit të parë kualifikues ndaj Dinamo Batumit më 13 korrik në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:45. Një sfidë e rëndësishme që djemtë e Orges Shehit do të kërkojnë fitoren për të nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë europiane.

Tifozët pritet të jenë të shumtë në numër për të mbështetur skuadrëbn e tyre, teksa pritet të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania”. Por tifogrupi më i madh i kryeqytetasve “Tirona Fanatics” ka bërë ditën e sotme një njoftim shumë të rnëdësishme sa i takon transfertën gjeorgjiane.

Bardheblutë do të luajnë sfidën e kthimit ndaj Dinamo Batumit më 20 korrik në orën 19:00. Pëer këtë sfidë tifozët kanë njoftuar të gjithë ato që kërkojnë të ndjekin skuadrën në Gjerogji se bileta kushton 400 euro që përfshin transportin me avion, plus biletë për në stadium, plus akomodim.

Gjithashtu është bërë me dije se ku do të bëhet kjo pagesë dhe ku mund të drejtohen të gjithë të interesuarit për të parë Tiranën në Gjeorgji.

“Njoftim

Vazhdojnë rezervimet për transfertën e Batumit.

Transporti me avion +bileta e stadiumit bashkë me akomodimin do të kushtojnë 400 euro. Pagesat do të kryhen në Funclub.

Për Tironën

Me Fanatics”, ka shkruar klubi.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës