Tiranë/ Tentoi të vidhte me pistoletë lodër, momenti ku punonjësja nxjerr jashtë dyqanit hajdutin (video)

Personi, i cili grabiti një dyqan “Vodafone” pak ditë më parë, mbrëmjen e djeshme ka tentuar të grabisë një dyqan të kompanisë telefonike “One”. Teksa u fut krejt i qetë në dyqanin ku ishin në shërbim dy punonjëse, i riu, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, nxjerr një pistoletë lodër nga çanta dhe kërcënon vajzat e shërbimit për t’i dhënë lekët që gjendeshin në dyqan. Këto të fundit, jo vetëm që nuk iu bindën grabitësit, por me shumë guxim e urdhëruan të dalë jashtë.

Punonjësja e shërbimit të kompanisë telefonike madje e ka pyetur nëse pistoleta ishte false, teksa duke i treguar derën i ka kërkuar të dalë jashtë ose në të kundërt do të lajmëronte policinë.

Për më tepër shihni pamjet të cilat flasin vetë:

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi