Tirana-Vllaznia/ “Klasikja” në gjuhën e shifrave, 208 përballje mes tyre; bardheblutë janë superior në çdo aspekt

"Klasikja"

Mbërrin “Klasikja”, një nga ato ndeshje që zbukurojnë futbollin në Shqipëri. Java e 35-të e kampionatit shqiptar do të luhet ditën e mërkurë dhe e gjithë vëmendja është në përplasjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, takim që do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare duke filluar nga ora 16:00, ndeshje mbi të cilën është drejtuar edhe interesi I Dinamos dhe Skënderbeut. Brdaric kërkon të tregojë forcën kundër një favoriti për Final Four.

Fagu në anën tjetër është në kërkim të rimëkëmbjes pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Përballjet e para kanë nisur që në fillim të viteve 30, kohë që daton edhe me themelimin e dy klubeve edhe pse Vllaznia është klubi që importoi futbollin në vëndin tonë.

Në këtë përbalje shkodranët vijë si favoritë, por në përballjet direkte dhe në shifra, Tirana dukshëm është më superiore. Në 208 përballje mes tyre, 181 janë zhvilluar në kampionat, me Tiranën që numëron 82 fitore, kundrejt 55 sukseseve të Vllaznisë, me 44 përballje që kanë përfunduar në barazim. Po të shohësh dhe numrin e golave të realizuara, Tirana ka shënuar 246 gola kundrejt 206 të Vllaznisë. Dy skuadrat janë sfiduar edhe në Kupën e Shqipërisë, edhe këtu bardheblutë janë superior, pasi në 27 ndeshje mes tyre, 14 i përkasin Tiranës, 9 fitore Vllaznia dhe katër barazime mes tyre. “Klasikja” pritet të dhurojë spektakël.

LEXO MË SHUMË: Plasin gjobat në Superiore/ Partizani,Tirana dhe Egnatia e pësojnë nga tifozët, zyrtari i Kukësit dënohet me 8 ndeshje

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)