Tirana vazhdon krizën e rezultateve, Dinamo City me 10 lojtarë kënaqet me pikën e marrë

Tirana e Dinamo City detyrohen të ndajnë nga një pikë në ndeshjen e javës së dhjetë të Kategorisë Superiore. “Në Selman Stërmasi” sfida përfundoi 1-1, me rezultatin që nuk kënaq asnjë prej dy skuadrave.  Një pjesë e parë me ritëm e mundësi të shumta nga të dyja skuadrat. Rasti i parë do të vinte në minutën e 19’, me Kristal Abazaj, por sulmuesi i Tiranës nuk u tregua i saktë.

Katër minuta nga ky moment, Dinamo City tentoi të shënonte me Lorenco Vilën, por portieri Kozi reagoi mirë.  Tirana kishte më dëshirë në këtë pjesë të parë e kjo u pa në lojë por edhe në rastet që krijoi. Abazaj në minutën e 34’ dhe Lushkja një minutë më pas humbën mundësinë për të kaluar bardheblutë në avantazh. Megjithatë, lojtari që nxorri nga telashet bardheblutë ishte Florent Hasani. 5 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, një aksion i nisur me një rrëmbin topi në mesfushë dhe i përfunduar me goditjen e sulmuesit drejt rrjetës. 1-0 dhe Tirana shkoi në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë.

 Në pjesën e dytë, Tirana e nis ashtu sic e mbylli, Florent Hasani shënon sërish, por këtë herë goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dinamo tentoi të futej në lojë dhe në minutën e 51’ Dennison shënoi falë një aksioni model. Të dyja skuadrat e ulën disi ritmin dhe vendosën të mbroheshin, por në minutën e 74′ Goudiaby ngre këmbën më shumë sec duhet ndaj Deliut dhe merr kartonin e dytë të verdhë. Edhe pse me dhjetë lojtarë, rezultati nuk ndryshoi. 14 pikë për Tiranën që nuk njeh fitore prej tre ndeshjesh radhazi, ndërsa Dinamo City vazhdon të jetë në fund të renditjes me 8 pikë.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)