Tirana “thyen tersin” pas 31 javësh të luajtura, zbulohet stastika interesante ndaj Skënderbeut e Kukësit

Tirana

Tirana fitoi, por nuk fitoi skuadra më e mirë në fushë. Bardheblutë kalojnë me shumë fat 1-0 Kukësin, në një ndeshje që verilindorët e luajtën krejtësisht në kërkim të fitores. Tirana mori 3 pikë që i duken si një dhuratë e ardhur nga lart e për këtë tashmë bën presion mbi zonën Final Four. Vetëm se Fagu duhet ta ketë të qartë, me këtë mënyrë loje nuk duhet se mund të shkojë larg.

Interesant është fakti se klubi bardheblu ia ka dalë për herë të parë këtë sezon, të qëndrojë dy ndeshje pa pësuar gol. Barazimi 0 me 0 ndaj Skënderbeut dhe fitorja 1 me 0 përballë Kukësit, kanë këtë fakt pozitiv.

Bardheblutë në 30 javë kampionat kanë vuajtur pësimin e golave. Në portë ndaj Skënderbeut ishte Leon Kozi, ndërsa me Kukësin e ruajti portën Abdullahu. Mbajtja e portës paprekur sjell shpresë për ndeshjet që kanë mbetur. Kujtojmë se Tirana është vetëm 3 pikë larg zonës së “Final 4”.

LEXO MË SHUMË: Plas keq te Tirana, tifozët fyejnë dhe fërshëllejnë lojtarët pas ndeshjes me Kukësin; u kthejnë fanellat mbrapsht (video)

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët kanë shkuar të marrin duartrokitjet e tifozerisë së tyre, por janë përballur me një lumë sharjesh e kritikash.  Përgjoni desh t’u dhuronte fanellën ultrasve të skuadrës por këta të fundit ia kthyen mbrapsht. Të njëjtin fat pësoi edhe Abazaj i cili shkoi të qetësonte gjithashtu mbështetësit. Më pas nga tribunat nisën një lumë sharjesh e kritikash në adresë të ekipit që sipas tifozëve, nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë ndeshje, apo edhe në ato të mëparshmet.

 

Related posts

Dinamo City-Vllaznia, Ilir Daja me objektiva të qarta: Kundërshtar shumë i vështirë por ia dalim!

Kategoria e Parë, java e gjashtë me përballje interesante, spikat takimi Burreli-Lushnja

Ilir Daja me “dhimbje koke” në prag të Vllaznisë, dy lojtarë me probleme fizike