Tirana “SAKATOHET” në Durrës ndaj Teutës, tre lojtarë do të humbasin derbin ndaj Partizanit

Nuk ishte dita e Tiranës. Bardheblutë drejtuar nga Orges Shehi humbasin me shifrat 2-1 në “Niko Dovana”. Pjesa e parë mes tyre do të mbyllej pa shumë histori, ndërsa në 45-minutat e dyta do të ndodhte gjithçka në Durrës.

Fillimisht do të ishte Rimal Haxhiu ai që do të zhbllokonte sfidën në minutën e 53-të, teksa festën e kryeqytetasve do ta ndalete Emiliano Vila, i cili i asistuar nga Albion Marku do të barazonte shifrat në minutën e 62-të.

Durrsakët nuk do të ndaleshin këtu, teksa do të përmbysnin gjithçka në minutën e 71-të, ku Lorenc Vila do të mposhte për herë të dytë në këtë takim Likën. Vetëm 8 minuta më pas për t’iu vështirësuar punën bardhebluve të Orges Shehit do të mendonte Behiratche, i cili mer kartonin e dytë të verdhë duke dalë me të kuq. Tirana me 10 lojtarë.

Një humbje që dhemb për kampionët, të cilët shkojnë në derbi me Partizanin më 17 maj të “dërrmuar”, sepse përveç Behiratches Tiranës do ti mungojë Hasani dhe Hila.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës