Tirana pret Bylisin sot në orën 18:00. Ndeshja do të luhet në “Arena Kombëtare” dhe gjen të dyja skuadrat në garë për mbijetesën. Aktualisht ballshiotët kanë 1 pikë më shumë se bardheblutë, që mbajnë vendin e tetë.
Penalltia e fituar te Tirana shkaktoi polemika. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj tërhoqi ekipin nga fusha për 8 minuta, madje u shfaq i irrituar nga tribuna duke ofenduar arbitrin Andi Koçi.
JAVA E NGJESHUR
Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e kampionatit të kategorisë Superiore, nga java e 31-të deri në atë të 33-të. Java e 31-të do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 26 dhe 27 mars. Ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, më 30 dhe 31 mars. Edhe java e 33-të do të luhet të dielën dhe të hënën, më 6 dhe 7 prill.
Një ngjeshje e fortë e impenjimeve për lojtarët, që duhet të luajnë tre ndeshje brenda 10 ditëve, duke lënë 3 javët e fundit të kompeticionit për tu zhvilluar brenda muajit prill. Më pas do të zhvillohet faza e Final 4, duke qenë se në qesrshor stadiumet kryesore do të presin kampionatin Europian 2025 për 17 vjeçarët.
Autogoli që vendosi ndeshjen
Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore u vendos nga një episod fatkeq për vendasit, kur Shabani devijoi aksidentalisht topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi në minutën e 37′.
Ndeshja nisi me një ritëm të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkonin të merrnin kontrollin e lojës. Laçi pati një rast të mirë në minutën e 24′, kur Kristian krosoi në zonë për Mjakin, por goditja e tij u ndal pa vështirësi nga portieri Totoshi. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksion i rrezikshëm erdhi nga verdheblutë, kur Lajthia lëshoi një goditje të fortë me të djathtën, por Molla reagoi mirë duke shpëtuar portën.
1 comment
Comments are closed
Add Comment