Pa trajner, drejtor sportiv dhe lojtarë, Tirana shtyn datën e përgatitjeve

Tirana prej disa ditësh është pa trajner. Largimi i Bledi Shkëmbit ka lënë një boshllëk të madh në ekip pak ditë para se të nisë faza përgatitore. Emrat e përfolur për të drejtuar Tiranën janë disa. Duke filluar nga Shpëtim Duro e deri te Qatip Osmani. Një listë e gjatë kandidatësh, por që ende nuk ka prodhuar një emër konkret. Me shumë mundësi, java që vjen do të jetë vendimtare për stolin e Tiranës. Trajneri duhet të emërohet sa më shpejt, pasi nuk ka kohë nëse dëshiron që të ketë një skuadër gati.

Tirana do të jetë pushim pas dy sezonesh, ndonëse në dy të fundit ka bërë mirë në Europë. Për të gjetur një sezon pa Europë, duhet të kthehemi në 2021-2022. Tirana e atij kampionati e humbi vendin europian në ndeshjen e fundit ndaj Laçit.

Thënë shkurt, bardheblutë kanë në njëfarë mënyre luksin e kohës, por ditët po lëvizin. Në klubin bardheblu u përfol se më datë 1 korrik do të nisnin përgatitjet për sezonin e ri, por Klikoje Sport ka mësuar se presidenca e ka shtyrë grumbullimin, pra lojtarët do të fillojnë seancat stërvitore më datë 5 korrik. Një ndryshim për shkak se drejtuesit ende nuk kanë gjetur profilin e duhur për drejtorin sportiv dhe ende asnjë shenjë për trajnerin që do të marrë përsipër të drejtojë ekipin më të titullar në Shqipëri, pa harruar gjithashtu se një pjesë e madhe e lojtarëve të huaj ende nuk janë rikthyer në vendin tonë.

LEXO ME SHUME:Laçi e nis merkaton nga trajneri, një portugez në stolin kurbinas (EMRI)

Related posts

Gvozdenovic kërkon nga presidenti një sforco në merkato, piketon mesfushorin e Dinamos (EMRI)

E FUNDIT/ Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e ri, do të përfitojë 1.1 mln euro në sezon

Arbër Hoxha larg Dinamos së Zagrebit, Anglia dhe Turqia destinacionet e mundshme