Tirana gjen rikthimin e Dembeles, por Bordin sërish në telashe; katër mungesa në sfidën ndaj Egnatias

Tirana

Tirana po përgatitet për një nga sfidat më të vështira të fillimit të sezonit, përballjen me kampionët në fuqi, Egnatian. Bardheblutë kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe lajmi i mirë për trajnerin Roberto Bordin është se mbrojtësi Dembele mund të jetë gati për këtë ndeshje.

Prania e Dembelesë në mbrojtje shihet si një shtysë e rëndësishme për lojën e Tiranës. Lojtari francez ka treguar se mund të bëhet vendimtar me fizikun dhe teknikën e tij, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa në ndërtimin e aksioneve dhe në bllokimin ndaj kundërshtarit. Rikthimi i tij pritet të balancojë lojën në qendër të fushës, aty ku Tirana ka pasur vështirësi në dy javët e fundit.

Megjithatë, situata në kampin bardheblu nuk është aspak ideale. Katër titullarë si Falaje, Junior, Gjumsi dhe Meta vazhdojnë të jenë në dyshim dhe rrezikojnë seriozisht të mungojnë edhe përballë Egnatias. Këto mungesa, sidomos në repartin difensiv, i krijojnë jo pak kokëçarje trajnerit Bordin, i cili do të duhet të bëjë lëvizje të detyruara në formacion. Nëse këto mungesa konfirmohen, pritet që disa prej të rinjve të marrin minuta të rëndësishme, ndërsa lojtarë me eksperiencë do të duhet të mbulojnë më shumë hapësira në fushë.

LEXO ME SHUME:Teuta në kërkim të fitores së parë, Dobi do mbështetjen e tifozëve: Kundër Dinamos të jenë më pranë se kurrë

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…