Tirana “peshkon” në Holandë, klubi bardheblu drejt firmës me lojtarin e Groningen (FOTO)

Tirana është një nga ekipet pa “frena” në këtë merkato. Bardheblutë nuk po përmbahen , teksa po “peshkojnë” kudo për lojtarët e duhur në mënyrë që të përforcohet skuadra për pjesmarrjen në Europë dhe sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit duket se kanë gjetur në Holandë lojtarin e kërkuar. Bëhet fjalë për Agan Mjakin, i cili është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me  FC Groningen U21. Mbrojtësi luan më këmbën e djadhtë dhe te bardheblutë kanë shumë nevojë për një lojtar të tillë.

Gjithsesi për këtë krah janë në garë edhe Gurishta, Doka apo Trumçi. Mbetet të presim në ditët në vijim për të mësuar se cili nga këto lojtarë do të mund të transferohet në kryeyqytet.

Kujtojmë se 20-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare të U-21 vjeçarëve dhe kalimi te Tirana mund të “tundojë” talentin kuqezi për të provuar një eksperiencë në Shqipëri.

Related posts

Fitoi ndeshjen e parë të Kupës, por Ernest Gjoka habit me deklaratën: Nuk jemi ku duhet, do më interesonte më tepër…

Skënderbeu “gjunjëzon” në ndeshjen e parë të Kupës Dinamon, dy gola për të shkuar më të qetë në Korçë (video)

Partizani zbardh axhendën për derbin, zbulohet numri i tifozëve të Tiranës (SHIFRA)