“Dridhet” Tirana, klubi bardheblu mund të humbasë titullarin në fundin e merkatos

Tirana

Tirana pati një revolucion në merkaton e dimrit me plot 13 lojtarë të larguar. Bardheblutë u kujdesën për një merkato po ashtu të bujshme në hyrje, ndërsa deri tani bëhet fjalë për nëntë futbollistë. Megjithatë, në orët e fundit te Tirana ka ardhur një ofertë për Serge Tabekou nga klubi qipriot Akritas Chlorakas. 29-vjeçari rezulton të jetë sulmuesi më efektiv i Tiranës në këtë sezon.

Sulmuesi nga Kameruni regjistron pesë gola në kampionat, ndërsa pas tij vjen mesfushori Rafael. Te Tirana është parë si titullar i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të repartit ofensiv. Vetëm një ndeshje humbi për shkak pezullimi nga kartonët, ndërsa në të tjerat është aktivizuar gjithmonë duke qenë i dyti për minuta pas portierit Tafas. Interesi nga Qipro nuk është i papritur. Kjo pasi përpara se të kalonte te Tirana, shërbimet e tij i gëzonte Nea Salamis.

LEXO ME SHUME;E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

Related posts

Java e 27-të ‘trondit’ Lushnjën dhe rihap garën për titull! Skënderbeu ndalet në momentin e gabuar

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari