Tirana nuk humbet kohë pas shkarkimit të Ahmataj-t, rikthen në stol djalin e shtëpisë (FOTO)

Humbja në derbin me Partizani 2-1 nuk është falur te Tirana. Bardheblutë kanë shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj. Klubi 26 herë kampion ka larguar Ahmatajn nga roli i trajnerit, por me shumë mundësi do t’i besojë atij postin e drejtorit teknik.

Kujtojmë se Ahmataj ishte në krye të stolit të Tiranës, pas largimit të Orges Shehit. Me 18 ndeshje në kampionatin shqiptar, 44-vjeçari fitoi 6 ndeshje, po aq dhe humbi e barazoi. Me një golavarazh 32 gola të shënuar dhe 27 të pësuar.

Mësohet se vendin e tij do e marrë Erbim Fagu. Fagu në sezonin 21/22 ka qenë trajner i ekipit U21 të bardhebluve.Gjithashtu 36-vjeçari karrierën e tij futbollistike e nisi tek ekipi i vendlindjes së tij.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull