Tirana, nuk është një sezon i mirë për klubin bardheblu, ndoshta nuk ka qenë që nga fillimi i sezonit, me klubin bardheblu, që vazhdon të vuajë mungesën e rezultateve. Humbja ndaj Lacit, ishte një goditje e fortë psikologjike, pasi bardheblutë u përmbysën në pjesën e dytë, në një ndeshje thuajse të balancuar. Gugash Magani dhe stafi i tij do të përpiqen ta shfrytëzojnë maksimalisht 20 ditë e pushimit, me kampionatin që rikthehet më datë 11 janar.
Te Tirana kanë filluar lëvizjet e para, Klikoje SPort mëson se klubi bardheblu ka ndërprerë bashkëpunimin me konsensus me Arhan Isuf, mbrojtësi bullgari ardhur këtë sezon nuk plotësoi pritshmëritë, me vetëm 7 ndeshje si titlluar dhe e mbyll aventurën me 576 minuta lojë pa shënuar asnjë gol. Fjoart Jonuzi mund të jetë një nga lojtarët që pritet të largohet në merkaton e janarit.
28-vjecari ka disa opsione nga ekipe të tjera, dhe klubi mendon ta shesë për të përfituar financiarisht, por gjithashtu edhe për t’u liruar nga paga e lartë që përfiton mesfushori, i cili këtë sezon nuk ka shfaqur më të mirën e tij, me lojtarin që nuk ka shënuar asnjë gol. Klikoje Sport mëson gjithashtu se klubi ka bindur Ermal Metën për të rinovuar edhe për 2 vite të tjera.
LEXO ME SHUME: Tirana është për turp! Laçi fiton me përmbysje dhe parakalon bardheblutë në renditje (video)
Laçi ka fituar në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.
Bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Ndrecës. Por vendasit përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Dy golat e Cordeiro dhe një i Traore vulosën këtë sfidë.
1 comment
Comments are closed
Add Comment