E FUNDIT/ Tirana publikon axhendën, ndaj Teutës nuk luhet në “Selman Stërmasi”

Tirana

Axhenda e Superiores për këtë javë ka ndryshuar, pasi Tirana nuk do e presë Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë vendosur ta luajnë këtë takim në “Air Albania”, ndërsa ky ndryshim është konfirmuar nga FSHF.

Sfida është e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Te Tirana kanë ruajtur entuziazmin e fitores në derbi ndaj Partizanit, ndërsa do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive. Aktualisht Teuta mban vendin e katërt. “Djemtë e detit” kanë 5 pikë më tepër se kryeqytetasit në renditjen e përgjithshme.

Në dy sezonet e fundit të Kategorisë Superiore (2023/24 dhe 2024/25), përballjet mes Teutës dhe Tiranës kanë pasur një prirje të qartë. Durrsakët kanë marrë në dorë timonin e rivalitetit historik. Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Teuta nuk ka njohur humbje, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim, me një golavarazh bindës 8-3 në favor të saj.

LEXO ME SHUME:Kombëtarja mbyll përgatitjet në atmosferë pozitive, gati për miqësoren ndaj Jordanisë (video)

Related posts

E BUJSHME! Dinamo përfundon te shtëpia e Partizanit, FSHF zbulon lëvizjen e fundit

“Turp, nuk e kuptova çfarë ndodhi”, Gvozdenovic ndihet i tradhëtuar: Pësuam gola të çuditshëm

“Nuk kam shkopin magjik”, Moriero debutoi me humbje, italiani tregon çfarë do ndryshojë te Flamurtari: E di se ku duhet të ndërhyjë