😱 Humbje dhe kaos! Tirana fundoset ndaj Egnatias, tifozët e kthejnë natën në “ferr” (VIDEO)

Tirana

Tirana nuk arrin të ngrejë kokë, edhe ndaj kampionëve në fuqi, në një natë për t’u harruar. Rrogozhinasit fitojnë në një ndeshje që nisi me ritëm të lartë për ta, ku u instaluan shpejt në portën e Tafas. Në minutën e 28’ me një kundërsulm të shpejtë Egnatia kalon në avantazh me Buriç.Sulmet vazhduan furishët te rrogozhinasit, me Albanese i cili vë në provë reflekset e Tafas duke gjetur të gatshëm portierin pas gjuajtjes nga e majta.

Goli do të ishte çështje kohe sepse Egnatia do të shënonte vetëm disa minuta nga rifillimi i takimit. Në minutën e 48’ Albanese merr topin në mesfushë, bën pak hapa dhe lëshon një gjuajtje nga 25 metra që befason Tafas.

Një rezultat që nuk u pranua nga tifozët e Tiranës, të cilët detyruan arbitrin Lata të ndalte lojës sepse në tribunën e mbështetësve të Tiranës është bërë problematike, me një zjarr të ndezur mes shkallareve dhe tymin që nuk lejon zhvillimin normal të ndeshjes.Ndefshja rifilloi pas 7 minutash ndërprerje pasi largohet tymi nga pjesa më e madhe e fushës duke lejuar pamjen normale. Në fund Egnatia fiton, merr frymë në klasifikim dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, ndërsa te Tirana kriza ka filluar shumë herët në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…