Tirana në hall, Deliu e Doka nuk ia dalin ndaj Skënderbeut; Najdovski mban në ankth bardheblutë

Kthimi te fitorja pas tre rezultatesh zhgënjyese ka përmirësuar renditjen, por nuk ka zhdukur problemet e organikës. Julian Ahmataj, pasi ka ndryshuar emra në të pesë javët në detyrë, është tani i detyruar ta bëjë përsëri. Kundër Skënderbeut, në Korçë, tekniku do të ketë në dispozicion një ekip me shumë mungesa: të dëmtuarve afatgjatë e që mungojnë prej kohësh si Patrick, Selmani e Abdullahu, do ti shtohen Latifi që nuk ia del dot të rikuperojë si dhe Doka e Deliu.

Mbrojtësi i djathtë dhe mesfushori janë të dy të skualifikuar me Haxhiun gati të marrë krahun në kompetencë të tij. Nuk mbaron me kaq sepse Bruno Lulaj nuk ka bërë ende asnjë stërvitje me grupin dhe praktikisht edhe ai është në dyshim të fortë për ndeshjen e të dielës në orën 17. Ai që ka futur teknikun Ahmataj në ankth është kapiteni Najdovski. Pasi luajti 90 minuta me Teutën, maqedonasi ka ndjerë shqetësime muskulare dhe duhet pritur si do të ndihet përpara takimit.

Në të kundërt i riu Meta do të thërritet edhe njëherë në cështje për të formuar dyshen me Hoxhallarin. Mesfusha pa Deliun i ka zgjedhjet të ditura: Hila, Lushkja dhe Jonuzi i japin gjithësesi garanci bardhebluve. Dilemat e vërteta janë në sulm, ku Ahmataj do të insistojë me Kaina Nunes në vijën e parë, i mbështetur nga golashënuesi Hasani. Çështja është se me Latifin jashtë, edhe Abazaj mund të mos ja dalë. Nëse 27 vjeçari rikuperon, ai do të luajë në të majtë, përndryshe Qefalia do të ketë një vend mes titullarëve.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)