“Ka ardhur ora për të fituar”/ Bordin ndez derbin, tekniku i Tiranës i kënaqet rikthimeve: Ja çfarë ndodhi me Patsatsian

Tirana

Tirana ndodhet në vendin e fundit në tabelë dhe një fitore nesër në derbin me Partizanin do të thonte shumë për moralin e klubit dhe ngritjen në klasifikim. Në prag të supersfidës së nesërme që luhet në “Air Albania” në orën 19:00, trajneri Roberto Bordin ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Besoj erdhi ora, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, e meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën. Kishim shumë raste në fakt dhe duhet të jemi më konkretë në portë, ishin 3-4 raste decizive dhe sigurisht duhet të përmirësohemi edhe në fazën mbrojtëse sidomos në markime për të mos marrë ato lloj golash.

Kemi rikthim të rëndësishëm kapitenin Dembele, Metën edhe disa lojtarë të tjerë për fat i kemi të gatshëm dhe sigurisht kemi një stërvitje të fundit sot për të vendosur kush do të fillojë, e gjithë skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ndeshje, thjesht po presim momentin për të filluar ndeshjen. Në çdo ndeshje është e  vështirë që të fitosh ose mos të fitosh dhe çdo skuadër futet për të fituar, sidomos ndeshjen në derbi por për situatën që jemi, rëndësi kanë pikët dhe jo si i marrim, thjesht të ngjitemi në renditje.

Patsatsia- Kjo është diçka brenda familjes, por sigurisht unë ndjehem mirë kur lojtarët mërziten kur zëvendësohen sepse ka dëshirë dhe mendon që mund të japë akoma më shumë. Duke pasur parasysh emocionet e momentit, është normale që të gjithë duan të luajnë, por janë gjëra që zgjidhen shumë thjesht dhe nuk kemi problem te kjo pjesë.

Përveç golave që kemi marrë, kemi pasur probleme në duelet në lojën në ajër, duhet ta përmirësojmë. Ne gjithmonë i analizojmë ndeshjet dhe të nxjerrim gjëra të mira, të minimizojmë gabimet, por përveç të gjitha e rëndësishme është të marrim pikët. Për fat të keq është moment i vështirë edhe pse bëmë një ndeshje të mirë kundër Dinamos por nëse nuk merr pikë, s’është përgjegjësia ime të mendoj për të tjerët dhe për të merituar një klasifikim më të mirë, duhet të japim edhe më shumë.

Related posts

Humbja në derbi sjell pasoja te Partizani, fillojnë dorëheqjet e para (FOTO)

Festë e dyfishtë te Tirana, Refik Halili shkon në dhomat e zhveshjes dhe i jap lajmin e madh lojtarëve (VIDEO)

“Sikur jemi të mallkuar”, humbja e radhës dhe me statistika negative, Milinkoviç gjen alibinë te fati: Në stërvitje provojmë…