Tirana ndëshkon Albi Dokën?! Zbulohet pse mbrojtësi nuk ishte në seancën e fundit stërvitore

Tirana ka shumë probleme për të zgjidhur deri në përfundimin e sezonit, duke nisur nga bllokimi i merkatos e deri te largimet e disa titullarëve, Julian Ahmataj do të duhet të kërkojë një sforco nga të tijët, për ta mbyllur kampionatin në katër vendet e para. Barazimi ndaj Teutës ndeshjen e fundit, natyrisht që lë një shije të hidhur, që tani duhet të mendojnë sesi të mposhtin Skënderbeun në fundjavë.

Fjoart Jonuzi ka plotësuar numrin e kartonave dhe nuk do të jetë i gatshëm, përfshirë dhe Albi Dokën. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq për ofendim ndaj arbitrit, dhe në të njëjtën kohë u bë pjesë e Komisionit të Disiplinës, me lojtarin që është dënuar me tre ndeshje mos lojë. Një pezullim jo i lehtë për lojtarin, por edhe për skemat e Ahmataj-t, që do të duhet të improvizojë në linjën e djathtë të mbrojtjes.

Në orët e fundit është përfolur për një dënim administrativ nga ana e klubit për Dokën, por sipas burimeve të Klikoje Sport, nuk ekziston një e tillë. Lojtari ka patur disa probleme shëndetësore dhe nuk është stërvitur me skuadrën, mendohet gjithashtu se klubi mund të kompensojnë gjysmën e dënimit me para, në mënyrë që Doka të jetë gati në fushë.

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)