Te Tirana nuk besojnë më te Bledi Shkëmbi, ish-trajneri i Partizanit kandidat për postin e trajnerit

Tirana

Tirana mund të ndryshojë fytyrë gjatë merkatos së verës, jo vetëm te lojtarët por edhe sa i përket stafit teknik. Një kandidaturë e fortë për të marrë Tiranën, gjithmonë nëse largohet Bledi Shkëmbi, është Shpëtim Duro. Tiranasi mund të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin e ri.

Në fakt, emri i Shpëtimit nuk del për herë të parë te Tirana. Edhe pas largimit të Maganit u fol për Duron në stolin e bardheblu. Ai ishte kontaktuar indirekt për të marrë drejtimin e Tiranës. Nëpërmjet palëve të treta, drejtuesit testuan nëse Shpëtim Duro ishte i gatshëm për një aventurë bardheblu.

Trajneri i njohur i Kategorisë Superiore, i kombëtareve dhe i shumë skuadrave në Kosovë e Maqedoni, u mësua se në atë moment nuk ka pranuar që të drejtojë bardheblutë. Shkaku ka qenë gjendja e skuadrës, që sipas tij nuk ishte e mirë.

Duro ka pranuar se në një moment tjetër do të kishte pasur kënaqësinë të merrte drejtimin e Tiranës dhe duket se ai moment ka ardhur. Shpëtim Duro mund të jetë më shumë se një opsion, por trajneri i Tiranës.

MERKATO E TIRANËS

Tirana nis merkaton në “hije” dhe kontakton lojtarë të mirë pa kontratë. Këto ditë, drejtuesit bardheblu kanë hyrë në bisedime me dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Egnatias, Albano Aleksin dhe Arbin Zejnullain.

Një emisar i bardhebluve ka folur me dy futbollistët mbi mundësinë që ata të vishen bardheblu për sezonin e ri. Kontakti ka ardhur, pasi lojtarët janë pa kontratë dhe nëse dëshirojnë, mund të transferohen në çdo skuadër tjetër. Gjithsesi, burime në klubin bardheblu bëjnë me dije se lojtarët për momentin kanë thënë “jo”, pasi presin të mbyllin bisedimet me Egnatian, me të cilën u shpallën kampionë të vendit.

LEXO ME SHUME:Tirana nis merkaton në hije, kontakton dy lojtarë të Egnatias pa kontrata

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën