Tirana mes mungesave ngec në Korçë, Skënderbeu kënaqet me pikën e marrë

Skënderbeu dhe Tirana luajtën sot mes tyre një ndeshje shumë të rëndësishme për “Final 4” në Korçë, në ndeshjen e javës së 12 të Kategorisë Superiore. Një duel i cili është mbyllur në barazimin 1-1, duke lënë ndoshta të pakënaqura të dy skuadrat që kërkuan me ngulm fitoren deri në sekondën e fundit të sfidës.

Nikaj 27′ do të shënonte nga penalltia për Skënderbeun, ndërsa Kaina në 45′ shënoi golin e barazimit. Tirana shkon në vendin e tretë në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Related posts

Orges Shehi nuk duhet të ndezë vetëm Tiranën, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar prej 2 muajsh

Buzëqesh Kërnaja, te Partizani rikthehet sulmuesi që u dëmtua në Kupat e Europës

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League