Tirana mes halleve sfidon Kukësin, Erbim Fagu kërkon një sforco nga të tijët: Ta mbyllim për 90 minuta se vjen derbi

Fagu

Erbim Fagu mendon se Tirana ka forcën e duhur për të kthyer ndeshjen me Kukësin në Kupën e Shqipërisë. Verilindorët i mundën në sfidën e parë gjysmëfinale me shifrat 2-0 dhe në një javë ku luhet edhe derbi i kryeqytetit, Fagu shpreson që skuadra e tij të kthejë gjithçka në favorin e vet dhe sigurojë finalen.

NDESHJA– Do të jetë e vështirë se Kukësi ka komod rezultatin, por kemi lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur ndeshje të tilla përpara, kanë kaluar skuadra të tilla dhe do të bëjmë maksimumin për të kaluar në finale. Mendoj se do të jetë i njëjti Kukës se ata kanë krijuar një filozofi të tyre loje dhe mendoj se nuk do të ketë shumë ndryshime të mëdha në mënyrën e lojës. Por mbetet për t’u parë në ndeshjen e nesërme.

MOS PËSIMI I GOLAVE– Kemi tre ndeshje që nuk pësojmë dhe kjo të kënaq. Kjo vjen si pasojë e anës psikologjike që mbase është rregulluar kohët e fundit. Po ashtu edhe pjesa e mbrojtjes ka pasur stabilitet më të madh. Mendoj se do të na hyjë në punë edhe ditën e nesërme kjo frymë e pozitivitet të lojtarët se e kemi vuajtur disi. Shpresoj të vazhdojmë edhe nesër me këto ritme.

ÇËSHTJA E AKSIONEVE-Nuk mendoj se kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me lojtarët, janë çështje të klubi. Nuk e mendoj fare këtë pjesë. Lojtarët janë të qetë, janë gjëra që i përkasin klubit dhe presidentit. Ne vazhdojmë të jemi të fokusuar te fusha e lojës. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet, për të mirën e klubit por për momentin, jemi të përqendruar vetëm te ndeshja.

NAJDOVSKI– Najdovski është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës. Në momentin që unë kam ardhur, ai ka qenë i dëmtuar dhe ka pasur një fazë rikuperimi pak të gjatë. Sigurisht do i vijë edhe atij momenti për të luajtur pasi është lojtar me eksperiencë që i bën punë skuadrës tonë. Por duke parë vendosjen taktike dhe lojtarët që kemi vendosur në ndeshjet e fundit, kemi menduar të vazhdojmë me këtë rreshtim. Por e thashë që është një pjesë e rëndësishme e Tiranës dhe sigurisht edhe ai do të jetë titullar në ndeshjet në vijim.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit