Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitrin Prenga (video)

Tirana

Tirana merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe arrin të ngjitet në vendin e shtatë dhe të largohet nga zona e ftohtë. Një gol i Bajrovic në fund të ndeshjes nga pika e bardhë vendosi gjithçka.

Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë. Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.

Tirana mban vendin e shtatë me 26 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve pas 25 javëve të luajtura. Korçarët mbeten në vendin e fundit, në të nëntin zbret Teuta dhe një vend më sipër ndodhet Bylisi.

NDESHJA LAÇI-TEUTA 3-0

Laçi nuk gabon në ndeshjen që ka rëndësi dhe shkatërron 3-0 Teutën. Të besuarit e teknikut Moriero tani e shohin veten në vendin e pestë të Superiores duke parakaluar Elbasanin. Luiz dhe pastaj dy herë Cordeiro Melo i dhanë fitoren kurbinasve. Devolli e sheh veten në vështirësi të madhe me vetëm një pikë në katër ndeshje në pankinën durrësake.

Situatë aspak e mirë për Teutën që pozicionohet në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu, por që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre. E kundërta ndodh me bardhezinjtë: Laçi siguron një 6 pikësh distancë nga zona e playoff. Sfida u zhbllokua në minutën e 26′ nga Paulo Zhunior, por ishte një pjesë e parë e luajtur e gjitha nën ritmin e kurbinasve. Në pjesën e parë pati disa dy mundësi të mira për shënim edhe Kurti.

LEXO ME SHUME:Derbi Partizani-Tirana bëhet“meme” në Itali: Një lojtar mori karton se kërkoi VAR, dikush e ka emrin Biçikli (video)

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Comments are closed

Add Comment