Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitrin Prenga (video)

Tirana

Written by

in

Tirana merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe arrin të ngjitet në vendin e shtatë dhe të largohet nga zona e ftohtë. Një gol i Bajrovic në fund të ndeshjes nga pika e bardhë vendosi gjithçka.

Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë. Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.

Tirana mban vendin e shtatë me 26 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve pas 25 javëve të luajtura. Korçarët mbeten në vendin e fundit, në të nëntin zbret Teuta dhe një vend më sipër ndodhet Bylisi.

NDESHJA LAÇI-TEUTA 3-0

Laçi nuk gabon në ndeshjen që ka rëndësi dhe shkatërron 3-0 Teutën. Të besuarit e teknikut Moriero tani e shohin veten në vendin e pestë të Superiores duke parakaluar Elbasanin. Luiz dhe pastaj dy herë Cordeiro Melo i dhanë fitoren kurbinasve. Devolli e sheh veten në vështirësi të madhe me vetëm një pikë në katër ndeshje në pankinën durrësake.

Situatë aspak e mirë për Teutën që pozicionohet në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu, por që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre. E kundërta ndodh me bardhezinjtë: Laçi siguron një 6 pikësh distancë nga zona e playoff. Sfida u zhbllokua në minutën e 26′ nga Paulo Zhunior, por ishte një pjesë e parë e luajtur e gjitha nën ritmin e kurbinasve. Në pjesën e parë pati disa dy mundësi të mira për shënim edhe Kurti.

LEXO ME SHUME:Derbi Partizani-Tirana bëhet“meme” në Itali: Një lojtar mori karton se kërkoi VAR, dikush e ka emrin Biçikli (video)

Comments

3 responses to “Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitrin Prenga (video)”

  1. […] LEXO ME SHUME:Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitri… […]

  2. […] LEXO ME SHUME:Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitri… […]

  3. […] LEXO ME SHUME:Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitri… […]