Tirana merr frymë, Gjykata e Tiranës vendos pezullimin e ankandit

Tirana

Çështja e nxjerrjes në ankand të Tiranës ka krijuar një zhurmë në opionin sportiv. Fillimisht u përfol, bllokimi i aksioneve dhe ndryshimi i pronësisë. Ditën e hënë u zhvillua ankandi i parë, por dështoi dhe pas rreth 15 ditësh do të ketë një tjetër.

Megjithatë kjo cështje ka marrë një kthesë tjetër, pasi shoqëria Halili, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës ka kundërshtuar procesin e shitjes dhe i është drejtuar gjykatës me një kërkesë padi objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”. Gjykata ka pranuar kërkesën e bërë nga klubi kryeqytetas për pezullimin e veprimeve përmbarimore për shkak të shkeljeve proceduriale. Një lloj frymarrje për Tiranën në këtë fund sezoni për të rregulluar problemet administrative.

 

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)