Tirana merr fërshëllimat e tifozëve, ndërsa Egnatia tre pikët, bardheblutë ende vuajnë pasojat e derbit

Tirana nuk ia doli të dilte me pikë nga ndeshja përballë Egnatias. Bardheblutë u mposhtën me përmbysje 2-3 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

 Lulaj shënoi golin e avantazhit në minutën e 4, duke krijuar idenë e një fitore të lehtë për bardheblutë. Megjithatë Dëamena barazoi në të 27. Kaina do t’i sillte edhe njëherë avantazhin vendasve, por Dwamena, me një tjetër super gol, shënoi sërish për Egnatias. Goli i fundit i takimit erdhi nga Paulaskas në minutën e 63, duke vendosur edhe historinë e kësaj ndeshje.

Pas kësaj humbje, Tirana mbetet në vendin e 4-të të renditjes me 13 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara. Në fund të ndeshjes, pati fërshëllima për lojën e zhvilluar nga tifozët e Tiranës, të cilët për hir të së vërtetës ishin të paktë në shkallët e stadiumit

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin