Tirana me pesë mungesa ndaj Skënderbeut, ndërsa problemi kryesor është Emmanuel Ernest. Lojtari do të bëjë sot rezonancën magnetike por nuk do të jetë në transfertën e së shtunës. Futbollistit i është lidhur shpatulla dhe ai ka dhimbje. Mjekët e Tiranës do të vlerësojnë gjendjen e tij pas goditjes në derbi, si dhe pasi të marrin përgjigjen e rezonancës dhe në fund do të dalin me një konkluzion.
Veç Ernest, Tirana do të ketë edhe mungesa të tjera. Bëhet fjalë për Ismajlin, Abah, Markun dhe Metën të dëmtuar. Dihet tashmë që te Tirana, për punë pezullimi, rrezikojnë, Meta, Prengaj, Selmani dhe Smaçi.
FORMACIONI – Me Ernestin jashtë, Tirana pritet të gjejë zgjidhjen brenda skuadrës. Kështu, në ekip kthehet Rafael, ndërsa Smaçi ulet në stol. Nga ana tjetër, në vend të Ernest mund të luajë një prej dyshes Prengaj-Gjumsi.
Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në takimet e tjera. Selmani e nis nga porta, më pas Kola, Dembele, Mici. Në mesfushë, Vera, Soler, Rafael dhe Përgjoni. Në sulm Ernest, Jarmouni në qendër dhe më pas Ndreca. Në mungesë të Ernest mund të luajë njëri nga PrengajGjumsi. Kujtojmë që Tirana këtë sezon nuk ka mundur dot të fitojë në Korçë.
LEXO ME SHUME:Asnjë nuk e do humbjen në derbi/ Skënder Gega pas ndeshjes kundër Tiranës:Nuk e mendoja se do ndëshkohesha në këtë mënyrë…
Tirana triumfon 3-0 në derbi, duke mposhtur Partizanin për herë të parë pas tre barazimeve të këtij sezoni. Gega pëson humbjen e parë, që kur mori drejtimin e të kuqve, ndërsa Shkëmbi sheh me shpresë mbijetesën, për ta arritur në tre ndeshjet e mbetura. Tirana e Partizani luajtën një pjesë të parë intensive, më tepër agonistike se zbavitëse, por njësoj emocionuese.
2 comments
Comments are closed
Add Comment