Tirana “mbytet” në Durrës, Teuta i jep humbjen e parë sezonale bardhebluve (video)

Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e  vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.

Golat për Teutën u shënuan nga Kruja në minutën e 8’, Torraj në të 74-tën dhe Nasr në minutën e 90-të. Ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Ismajli në minutën e 12-të. Në këtë mënyrë, Tirana merr humbjen e parë sezonale pas 6 barazimesh dhe 1 triumfi.

Me këtë fitore Teuta shkon në vendin e 6-të me 13 pikë. Ndërsa bardheblutë e Bledi Shkëmbit mbetet me 9 pikë në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)