Tirana mbërrin në Gjeorgji, tifozë të Batumit i presin me pankarta ironizuese (video)

Tirana ka mbërritur në qytetin e Batumit ku nesër në mbrëmje do të sfidojë Dinamon vendase duke u nisur nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë. Bardheblutë janë shoqëruar në këtë udhëtim nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të cilët udhëtuan bashkë me ekipin me avionin charter drejt Gjeorgjisë.

Udhëtimi zgjati rreth 3 orë dhe pasi ekipi mbërriti në qytetin gjeorgjian, tifozët bardheblu u pritën edhe nga këta mbështetës të Dinamos së Batumit me pankarta të thjeshta or shumë domethënëse.

Rivaliteti ka nisur 24 orë përpara por skuadra duket e qetë dhe larg presionit pasi është akomoduar në hotel ndërsa gjatë orëve të pasdites është parashikuar seanca e fundit stërvitore në stadiumin modern të Batumit ku u zhvillua edhe finalja e europianit U-19.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)