Tirana-Kukësi/“Skuadra ka një ngërç psikologjik”, Fagu pranon momentin e keq të Tiranës, flet për situatën e Latifit (video)

Tirana-Kukësi

Tirana-Kukësi do të jetë sfida hapëse e kësaj jave. Ky takim do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare në orën 15:00.Një përballje ku askush nuk dëshiron të gabojë, dy skuadrat ndryshojnë diametralisht me objektivat e tyre. Bardheblutë duan të arrijnë Final-Four, ndërsa ekipi verilindor i ndodhur në vendin e fundit, kërkon pikë për të shpëtuar sezonin.

Trajneri i Tiranës Erbim Fagu, foli në konferencën për shtyp në lidhje me duelin ndaj Kukësit.

FJALËT E ERBIM FAGUT PËR SFIDËN TIRANA-KUKËSI

KAMPIONATI- Do të thoja që është ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhe me Kukësin pasi mund të vendosen shumë fate. Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, për vetë faktin që Kukësi na ka mundur në ndeshjen e Kupës, por siç e kemi thënë më përpara ne e kemi objektivin për të kapur “Final 4” dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin.

HUMBJA NË KUPË- Nuk besoj që do të ndikojë humbja pasi Kupa është një histori tjetër dhe kampionati një gjë tjetër, janë në lojë 3 pikët dhe objektivat tonë janë më madhorë se skuadra e Kukësit. Mendoj që presioni i rezultatit, kërkimi i golit me ngulm krijonte konfuzion, kjo ishte arsyeja që nuk arritëm të shënonim, presioni i rezultatit na pengon pak që të jemi më të lirshjëm.

SITUATA– Latifi nuk do të jetë i gatshëm pasi pësoi një dëmtim me Skënderbeun. Ngërçi psikologjik vjen nga mungesa e rezultateve por duke parë formulën e kampionatit kjo kapja e vendit të katërt ka krijuar një ngërç psikologjik edhe më të madh por që mendoj që me një fitore gjithçka do të kalojë. Sigurisht që po, nuk kam asnjë brengë dhe pishman. Tirana është një klub i madh dhe sigurisht do të bëja zgjedhjen.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)