Tirana konfirmon trajnerin e ri, nesër bëhet prezantimi i tij (EMRI)

Tirana i ka dhënë lamtumirën Bledi Shkëmbit. Klubi bardheblu ka nisur menjëherë bisedimet me kandidatët për të zënë vendin e lënë bosh nga ai. Klikoje Sport mëson se presidenca ka gjetur akordin me Gugash Maganin, i cili u largua pak javë më parë nga drejtimi i Lushnjës në Kategorinë e Parë. Nesër do të bëhet prezantimi i tij, por nuk lejohet asnjë media të jetë e pranishme.

Magani ka qenë në stolin e Tiranës në vitet 2013-2015, por duke mos arritur që të çonte asokohe bardheblutë në zonën e Europës. Gjithsesi, ai shihet nga drejtuesit e klubit si profili i duhur për të marrë drejtimin e ekipit në këtë edicion, ku skuadra përsëri noton në ujëra të turbullta në klasifikim, larg pretendimeve që ka për katërshen e parë apo për të siguruar praninë në Europë.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)