Tirana, “kafshatë” e lehtë për Bekim Balajn, shkodrani i ka shënuar në tre përballjet e fundit

Bekim Balaj është goditja më e fortë e bërë nga klubet e Superiores dhe është një mesazh i qartë për kundërshtarët. Nëse problemet e Vllaznisë janë lidhur gjithnjë me mangësitë para portës, tani goleadori rikthehet të marrë përsipër ekipin e vendlindjes. 33-vjecari fiksoi dy golëshin në ndeshjen e fundit kundër Tiranës. Balaj gjithmonë ka treguar potencialin me ekipet e mëdha, por me Tiranën ndjesinë e golit e ka më të fortë.

2 realizime në sezonin e kaluar në fitoren 3-1, dy gola në fazën e parë të këtij sezoni, në atë barazim 2-2 spekakolar në Loro Borici dhe  së fundmi, në takimin e zhvilluar në Roza Haxhiu të Lushnjës.Pas golit të parë shënuar nga penallita, e dyta ishte manual i qendrueshmërisë, që rrallë i gjen të unifikuara në staturat e sulmuesve më profilik të Superiores. Statistikat flasin vetë, 7 gola në10 ndeshje.

Fillimi i këtij sezoni është premtues, ndoshta edhe sfidues për ët gjithë sulmuesit. Itodo Mandela, Rashica, Bintsuka apo Christian Mba duhet të impenjohen shumë për t’ia vështirësuar sezonin Balaj-t, që pas fitimit si golashënuesi i sezonit të kaluar, kërkon trofeun individual, ndoshta me golat e tij mund të gjejë shtegun e titullit të Vllaznisë, që mungon prej vitesh.

 

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)