Tirana ka zyrtarizuar largimin e 9 lojtarëve nga klubi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bardheblutë shkruajnë: “KF Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”.
Një revolucion i madh të kryeqytetasit që ndodhen në vendin e fundit me 10 pikë. Në 18 javë kampionat kanë marrë vetëm 1 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje. Statistika vërtetë të kqëija për një klub me histori siç është Tirana.