“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)

Tirana

Tirana ka publikuar një video me të gjithë episodet e ndeshjes me Elbasanin, që sipas tyre nuk janë gjykuar si duhet nga gjyqtari Klodian Shahini. “Bëhu arbitër”, shkruhet në përshkrimin e postuar. Kështu klubi bardheblu tallet me FSHF-në, pasi kjo nismë buron prej tyre këtë sezon.

Sfida mes Tiranës dhe Elbasanit u luajt dje në stadiumin “Niko Dovana”. Gjithçka u mbyll në barazim 1 me 1. Jarmouni shënoi për kryeqytetasit në pjesën e parë, teksa më pas ishte Musta që vendosi baraspeshën në 45 minutat e dyta.

NDESHJA PËRFUNDUAR ME REZULTATIN 1-1

Në një përballje të ngjeshur, Tirana dhe Elbasani ndanë nga një pikë në derbin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, me rezultatin përfundimtar 1-1. Shkëmbi, pas fitores në debutim, nis sërisht nga barazimet. Kjo ndeshje tërhoqi shumë tifozë që mbushën shkallët e stadiumit dhe që ndihmuan në krijimin e një atmosfere të nxehtë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, Tirana nuk e shfrytëzoi mundësinë, edhe pse kaloi e para në avantazh me Jarmouni dhe renditja vazhdon të jetë shumë e vështirë.

Ishte sulmuesi francez i Tiranës, Jarmouni, ai që hapi shifrat në minutën e 13-të, duke gjetur rrugën e golit për verdheblutë dhe duke i dhënë një avantazh të hershëm skuadrës së tij. Pas këtij momenti, Elbasani kishte një pjesë të parë të vështirë, por nuk hoqi dorë nga synimi i barazimit.

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve për të shënuar një gol vendimtar, nuk pati më ndryshime në rezultatin final, dhe kështu u vulos barazimi mes dy skuadrave. Përfundimisht, kjo ndeshje përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe në një mjedis që i dha mundësi dy skuadrave të merrnin nga një pikë, pa ndryshuar renditjen e tyre në kampionat.

LEXO ME SHUME:Pankarta, kore dhe spektakël! Tirana-Elbasani, ndeshja fitohet nga; tifozët (video)

Related posts

E PAPRITUR/ Humbi javën e kaluar, por dorëheqjen e jep sot, trajneri në Kategorinë e Parë bën “rrëmujë” klubin

Gvozdenovic i sinqertë pas ndeshjes ndaj Tiranës: Kundërshtari ishte më mirë se ne, barazimi rezultati më i drejtë

“Pësuam një gol të evitueshëm”/ Ilir Daja nuk e bën dramë barazimin me Skënderbeun: Do t’i kalojmë këto momente