Tirana i vë ‘drynin’ mediave, klubi bardheblu merr vendimin para kampionatit (POSTIMI)

Tirana u eliminua nga Conference League, duke u mundur nga Besiktas. Skuadra bardheblu do të ketë pak ditë pushim deri në rifillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, që do të nisë pas pak javësh.

Kështu, periudhën e pushimeve klubi bardheblu do ta kalojë larg mediave. Me anë të një komunikate për shtyp, klubi i Tiranës njofton se nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat deri në momentin që skuadra do të rikthehet në fushë për të nisur përgatitjet e sezonit të ri.

NJOFTIMI I KLUBIT

“Përshëndetje. Duke uruar të jeni mirë, ju njoftojmë se deri në rikthimin e skuadrës në seancat stërvitore, nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat. Urojmë në mirëkuptimin tuaj. Fundjavë të mbarë”, shkruan klubi bardheblu.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën