Tirana hap zyrtarisht merkaton, rikthen “djalin e shtëpisë” (FOTO)

Tirana ka bërë goditjen e parë në këto merkato. Pas largimeve të shumta nga klubi bardheblu, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i afrimit të parë për këtë merkato verore.

Aldi Gjumsi është rikthyer bardheblu.22-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Lirisë e ndërsa sot është prezantuar si futbollisti më i ri bardheblu.

POSTIMI I TIRANËS

Mirësevjen Aldi Gjumsi! 🏡 🔙

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi sulmuesin Aldi Gjumsi!

Sulmuesi 22-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri bardh’ e blu, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.

Klubi i uron mirëseardhje Gjumsit dhe sa më shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…