Tirana me halle?! Në fushë u pa gjë tjetër, bardheblutë përmbysin Dinamon me karakter (video)

Tirana ia doli të merrte një fitore të rëndëisshme ndaj Dinamo City-t me rezultatin 2-3. Takimi zhvilluar në “Niko Dovana” foli fillimisht për dinamovitët që në minutën e 25′ shënuan me Zabërgjën. Një realizim që në fakt tronditi bardheblutë të cilët pësuan të dytin në minutën e 46’.

Një top i gjatë para largohet nga Abdullahu me kokë por Andoni gjuan fluturimthi nga distanca dhe çon sferën në rrjetë. Tirana reagoi shpejt, në minutën e 56′ Hoxhallari shënon me kokë pas një harkimi në një goditje dënimi nga e djathta e sulmit.

Tre minuta më pas, Abazaj do të pasonte për Deliun i cili me një gjuajtje të saktë shënoi në hyrje të zonës. Goli i tretë do të shënohej nga Latifi me 11-metërsh në minutën e 82′. Me këtë fitore, Tirana blindon vendin e tretë në kuotën e 29 pikëve, ndërkohë Dinamo City është në vendin e pestë në kuotën e 22 pikëve.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore