Tirana gati të bëjë afrimin e madh në merkato, Agim Ibrahimi nis kontaktet me ish-lojtarin e Kombëtares

Valon Ahmedi mund të transferohet te Tirana. Ish-lojtari i Kombëtares ka mbyllur kontratën me Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Drejtori Agim Ibraimi ka folur me lojtarin dhe ky i fundit ka dhënë një gjysmë fjale që nëse nuk transferohet në një skuadër tjetër do të jetë pjesë e bardhebluve. Lojtari është një mesfushor i avancuar. Luan pas sulmuesit kryesor dhe është 29 vjeç. Ahmedi mund të luajë edhe në dy krahët e sulmit. Po kështu, këtë kampionat me Shakhtyor Soligorsk ka qenë në fushë 9 takime, rreth 900 minuta dhe ka dhënë dy asiste.

Vlera në merkato është 750 mijë euro, ndërsa më parë ka luajtur me Shkëndijën. Afrimi i tij do të ishte plus i madh për Tiranën. Ahmedi është kampion me tre skuadra në Maqedoni, Slloveni dhe Bjellorusi. Ai ka fituar edhe një Kupë e dy Superkupa me skuadra të ndryshme. Tirana gjithashtu shpreson që të afrojë edhe një kolumbian për sulmin dhe një lojtar nga Bullgaria për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit