105-vjetori i themelimit të Tiranës, spektakël me dronë në qiellin e “Selman Stërmasit” (VIDEO)

Tirana

Tirana feston. Data e sotme 15 gusht, shënon një datë të madhe dhe historike për klubin e Tiranës. Bardheblutë e kryeqytetit festojnë sot 105-vjetorin e themelimit të tyre.

Teksa kjo mbrëmje simbolizon themelimin e një prej klubeve më të mëdha në Shqipëri, KF Tirana ka sjellë një surprizë të madhe në qiellin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Një spektakël dronash që ndriçonin në qiell, kanë uruar Tiranën për 105-vjetorin e themelimit. Dronat formuan frazat “T’parët, T’vetmit”, të cilat simbolizojnë prej vitesh klubin bardheblu.

QARABAG INTERESOHET PER DEMBELEN

Mbrojtësi francez Mahamadou Dembele, kapiteni i KF Tiranës, është futur në radarin e klubit azer Qarabag, një prej ekipeve më të suksesshme në rajon dhe pjesëmarrës i rregullt në kupat e Europës.

LEXO ME SHUME:Frikësohet Tirana, Qarabag hyn në merkato për futbollistin që spikati në sezonin e fundit

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…