Tirana është për turp, Laçi bllokon bardheblutë me 10 lojtarë; Final-Four bëhet e vështirë

Tirana është ndalur në barazim me Laçin në “Elbasan Arena”, me rezultatin që shënoi 1-1. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores nisi me emocione, me skuadrat që ishin kërkuese që në fillim, teksa për kurbinasit çdo gjë u bë më e vështirë pas daljes me karton të kuq të Paulo Silvës në minutën e 18’ të takimit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 54’ me ish-kapitenin e Laçit, Regi Lushkjën, i cili shënoi falë një predhe duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 78’ me Myrtën, i cili kishte vetëm disa sekonda që ishte në lojë.

Kështu Tirana ngjitet sërish në vendin e katërt, me 35 pikë, po aq sa dhe Dinamo, teksa Laçi ndodhet mes mbijetesës dhe “Final 4” me 30 pikë të grumbulluara në vendin e 7-të.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)

1 comment

puravive reviews 27/02/2024 - 12:06
This webpage is phenomenal. The brilliant data reveals the maker's interest. I'm awestruck and expect further such astonishing sections.
Add Comment