ZYRTARE/ Vetëm një sezon zgjat aventura te Tirana, futbollisti kalon në ekipin tjetër të kryeqytetit (FOTO)

Tirana

Tirana është një kantier i hapur. Në klubin bardheblu ende nuk kanë lëvizur në merkato. Fillimisht presidenca po mendon të afrojë drejtorin e ri sportiv dhe më pas të vendosin piketat se kush do të afrohet. Megjithatë Tirana ka nisur merkaton në dalje, për momentin lojtari që është larguar zyrtarisht është Akileu Ndreca.

Sulmuesi 24-vjeçar largohet pas një sezoni nga bardheblutë. Përgjatë kampionatit ia doli të shënojë tetë gola duke qenë i dyti pas Jarmouni.
“Faleminderit familjes bardheblu. Faleminderit tifozëve dhe të gjithëve për emocionet që më dhuruat këtë vit. Uroj që Tirana të kthehet aty ku e meriton të jetë”, shkruan Ndreca në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Tiranës do të kalojë kështu nga një klub i kryeqytetit te tjetri. Për Ndrecën ishte përfolur më parë Llapi për të ardhmen. 24-vjeçari, duke zgjedhur Prishtinën, do të ketë mundësinë të luajë në kualifikueset e Ligës së Europës. Eksperienca me Tiranën ishte dhe e para për të jashtë Italisë. Skuadra e Bledi Shkëmbit ndërkohë pritet të ketë disa ndryshime për sezonin e ri. Vetë trajneri vazhdon të jetë në dyshim.

Struga është në kërkim të trajnerit të ri. Emri më i përfolur për klubin e Maqedonisë së Veriut është i Bledi Shkëmbit, që sipas “Sportmania” kërkohet nga drejtuesit. Shkëmbi vazhdon nën kontratë te Tirana, ndërsa e ardhmja mbetet në ajër. Rezultatet kanë bërë që bardheblutë ta kenë po ashtu në dyshim për edicionin e ardhshëm.

LEXO ME SHUME:Skënder Gega i qartë në merkato, piketon ish-lojtarin e Vllaznisë për krahun e djathtë të mbrojtjes

Related posts

Afër dhe larg Tiranës, Bledi Shkëmbi i dyzuar nëse do të vijojë te bardheblutë; Nuk është çudi nëse…

Shumë pak mbijetojnë në Vlorë/ Ja futbollistët që priten të rinovojnë me Flamurtarin

Ishin drejt largimit nga Vllaznia, dy lojtarët bindin Edi Martinin të qendrojnë