Tirana do të presë për herë të parë Laçin në stadiumin e Durrësit. Pikërisht në “Niko Dovana” do të luhet ky takim, që provon stadiumin e tretë brenda sezonit. Përballjet e mëparshme mes Tiranës dhe Laçit u luajtën në Laç dhe Korçë. FSHF e ka konfirmuar axhendën, teksa kujtojmë se gjithçka do të zhvillohet të enjten. Më 6 mars ora 16:45, në një duel që ka vlerë për javën e 28-të, nis dhe faza e katërt për të dyja skuadrat.
HUMBJA NDAJ DINAMOS
Dinamo ka regjistruar një fitore madhështore në derbin ndaj Tiranës, duke e përmbysur dhe dominuar bardheblutë me rezultatin e thellë 1-4 në javën e 27-të të Superiores. Skuadra e Ilir Dajës konfirmoi forcën e saj dhe tani ngjitet në vendin e dytë të renditjes, duke lënë pas Vllazninë. Tirana është në një situatë dramatike, pasi mbetet në vendin e parafundit me vetëm 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i fundit. Kjo disfatë e rëndon edhe më shumë presionin mbi skuadrën bardheblu, që tashmë duhet të luftojë për mbijetesë në një sezon katastrofik.
Një derbi që nisi me premtime për Tiranën, por përfundoi me një makth të vërtetë për bardheblutë, ndërsa Dinamo feston një nga fitoret më të mëdha të sezonit. Kujtojmë se Tirana mban aktualisht vendin e parafundit në renditjen e përgjithshme. Laçi ka 5 pikë më tepër dhe renditet në vendin e gjashtë. Një derbi që nisi me premtime për Tiranën, por përfundoi me një makth të vërtetë për bardheblutë, ndërsa Dinamo feston një nga fitoret më të mëdha të sezonit.